Pas gati tre orësh, përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Gjykata Speciale

Ka përfunduar intervistimi i ish-anëtarit të UÇK’së dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, nga ana e Gjykatës Speciale.

Pas rreth tre orësh intervistim, nuk ka pasur ndonjë deklarim rreth asaj se si ka shkuar gjithë procesi i intervistimit të kreut të PDK’së, Kadri Veseli.

Ndryshe, Kreu i PDK’së u nis gjatë mesditës të së hënës për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.

“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë. Dua të rikonfirmoj edhe njëherë se me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha ai pak para nisjes.

Kujtojmë se Paraqitja e Veselit para Speciales paraparë për datën 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu