Pas hekurave apo i lirë? Sot vendoset fati i Saimir Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit, Saimir Tahiri. Ne seancën e shkuar të datës 10 shtator, prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Tahirin në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria, së bashku me ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela si persona që u kanë siguruar paprekshmëri dhe u kanë siguruar mbrojtje një grupi trafikantësh ku bëjnë pjesë kushërinjtë e Tahirit, të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

Vëllezërit Habilaj ndodhen në burgun e Katanias të akuzuar për transport të lëndëve narkotike.

Gjatë daljes përpara mediave në seancën e shkuar, Tahiri u shpreh se kjo është një lojë e pisët që po bëhet kundër tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu