Pas koronavirusit, në Kinë shpërthen një tjetër virus patogjen

Sikur të mos mjaftoheshin me shpërthimin e koronavirusit, zyrtarët në Kinë tani po përballen edhe me shpërthimin e gripit të shpendëve. Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale e Kinës njoftoi të shtunën një shpërthim të një lloji shumë patogjen të gripit të shpendëve H5N1 në një fermë në provincën jugore të Hunan.

Virusi u zbulua në një fermë me afro 8,000 pula – më shumë se gjysma e tyre tashmë kanë ngordhur për shkak të shpërthimit të virusit, shkruan “Reuters”. Kina nuk është vetëm në përpjekjen për të zvogëluar përhapjen e këtij virusi.

Në fillim të kësaj jave autoritetet në Indi filluan të mbledhin pulat dhe shkatërrojnë vezë për të parandaluar virusin e gripit të shpendëve. Virusi H5N8 është përhapur në të gjithë Evropën Lindore javët e fundit.

Një shpërthim i gripit të shpendëve në Kinë në vitin 2013 përfundoi duke kushtuar 6.5 miliardë dollarë humbje ekonomike, sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu