Pas më shumë se dy dekadash, Luis Enrique zbulon pse la Realin për Barcelonën

Luis Enrique është njëri nga lojtarët e rrallë që ka luajtur për dy skuadrat e mëdha spanjolle, Real Madrid e Barcelona. Madje, transferimi i tij ka ndodhur pikërisht nga Reali te Barça në vitin 1996.

Ish-ylli spanjoll kishte bërë bujë me këtë transfer, për më shumë pasi që kishte festuar golin në El Clasico të shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, Real Madridit.

Enrique s’e kishte komentuar asnjëherë këtë transfer, por që ka vendosur të flas për këtë temë.

“Është një nga gjërat e bukura të karrierës time si futbollist. Unë përfundova kontratën time me Madridin pas pesë vjetësh të kaluara. U ulëm për të biseduar një marrëveshje të re, por që nuk arritëm gjuhën e përbashkët. Nga ai moment vendosa të ndryshojë skuadër, dhe kalimi te Barcelona ishte special. Më kanë kritikuar për festën e golit ndaj Realit, por unë mendoj se ata që shënojnë, duhet të festojnë” ka thënë Enrique.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu