Pas muaj me radhë rritjeje, çmimet e derivateve të naftës nga mesnata e sotme do të kushtojnë 1.5 denarë për litër më pak, kështu vendosi në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator i Energjisë. Sipas vendimit të marrë nga ky ent, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 72 denarë ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 74 denarë.
Edhe çmimi i dizelit do të lirohet me 1.5 denarë dhe një litër EURODIZEL do të kushtojë 63.50 denarë. Ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 52.50 denarë për litër.