Pas një periudhe të gjatë është shfaqur sot mjeshtri i madh Mirush Kabashi, prej dy vitesh vuan nga një sëmundje

Mjeshtri i madh, shumë i dashur për publikun, Mirush Kabashi prej dy vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë. Sot është publikuar një foto e tij, ku shfaqet në karrige me rrota në një spital privat në kryeqytet.

Foto-ja është publikuar nga Oriela Cano, pasi Mirush Kabashi ka përfunduar radioterapinë. “Një kujtim shumë i bukur me Mjeshtrin e Madh të Skenës Z. Mirush Kabashi, një artist i pazëvëndësueshem” shkruan Cano në një postim në Facebook.

Një muaj më parë artisti i madh festoi 72 vjetorin, ndërsa i urojmë shërim të shpejtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu