Pas operimit, Suarez humb sezonin

Blaugrana janë goditur keq në fillim të këtij viti pasi që uruguani pritet që të jetë jashtë deri në fund të sezonit. Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez mund ta humbet tërë sezonin 2019-20 për shkak të një lëndimi për të cilin është operuar dhe pritet që të jetë jashtë për katër muaj.

Urguaini u lëndua gjatë ndeshjes se Barcelonës me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e superkupës së Spanjës që ata e humbën të enjten në Jeddag kundër Atleticos me rezultat 3-2.

“Lojtari i skuadrës së parë, Luis Suarez, është operuar këtë të dielë nga Dr. Ramon Cugat, i cili ka operuar meniskusin e gjurit të djathtë. Sulmuesi do të jetë jashtë për katër muaj”, thuhet në një deklaratën zyrtare të Barcelonës.

“Suarez ka luajtur në total 23 ndeshje këtë sezon, në të cilat ai shënoi 14 gola: 11 në ligë dhe tri në Ligën e Kampionëve. Ai për momentin ka më se shumti asiste në ligë, shtatë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu