Ushtria siriane ka lëvizur disa nga asetet e saj ajrore për të shmangur pasojat nga sulmet e mundshme të raketave pas kërcënimeve të Donald Trump për veprime ushtarake kundër Sirisë, zbuluan zyrtarët amerikanë.
Zyrtarët refuzuan komente të mëtejshëm dhe nuk ishte e qartë nëse lëvizjet siriane do të ndikonin në planifikimin ushtarak të SHBA për veprime të mundshme kundër Sirisë gjatë një sulmi të dyshuar të gazit helmues, raportoi Reuters.
Por ky veprim mund të kufizojë dëmet që një sulm i përbashkët ajror i kryer nga SHBA dhe aleatët e saj do të kishte ndaj ushtrisë siriane, nëse vendet perëndimore do të vendosnin t’i kthenin fjalët në veprime.
Një sinjal i ngjashëm është dhënë më parë nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili tha se forcat qeveritare pro-siriane po zbraznin aeroportet kryesore dhe bazat ajrore ushtarake.
Pas ditëve të paralajmërimeve, Presidenti i SH.B.A.-së z. Trump bëri të qartë se ai është i gatshëm të dënojë qeverinë siriane.
SHBA-së iu bashkuan në qëndrimin kundër sulmeve kimike edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, të cilat kanë rënë dakord të punojnë së bashku dhe besohet se po përgatiten për një goditje ushtarake në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në fundjavë.
Kryeministrja Theresa May thuhet të jetë gati të miratojë një përgjigje ushtarake britanike ndaj sulmit pa kërkuar miratimin parlamentar, njoftoi BBC.
Duke folur për Channel 4 Neës më herët, zonja May tha: “faza e parë është që ne të vlerësojmë me partnerët tanë dhe aleatët atë që ka ndodhur në Siri në terren.
Është e qartë se ajo që kemi parë është një sulm i armëve kimike, një sulm i tmerrshëm i armëve kimike.
Nëse kjo është përgjegjësi e regjimit të Asadit atëherë është një shembull tjetër i papërgjegjshmërisë dhe shpërfilljes së pacipë që ai tregon për popullin e tij”.










