Pas përplasjes për kokainën, Rama i jep ultimatum Xhafës

Kapja e 613 kg kokainë në Durrës, solli një përplasje të papritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ishte ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili reagoi fillimisht mbi aksionin e madh ku u kap droga me vlerë plot 118 milionë euro, duke falenderuar agjensitë e huaja për bashkëpunimin.

Por kjo deklaratë ra ndesh me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili reagoi me anë të një statusi në Facebook duke deklaruar se suksesi i operacionit është vetëm i Policisë Shqiptare.

Por nuk ka kaluar gjatë, dhe ka reaguar sërish ministria e Brendshme e cila kësaj here ka korigjuar deklaratën e ministrit Xhafaj, raporton albeu.com.

Në një reagim për mediat, burime nga ministria kanë deklaruar se deklarata e Xhafajt është keqkuptuar.

“Ministri Xhafaj e ka thënë me partneret, por partneret janë njoftuar pasi është kryer goditja nga Policia.

Pra NUK ka sinjalizim te agjencive partnere për ngarkesën, por janë njoftuar ata nga Policia shqiptare për vijimin e hetimeve pasi u kap droga.

Dhe ne këtë kontekst ministri shkroi në bashkëpunim me agjencitë vendase e të huaja”- ka deklaruar ministria për “panorama”.

E sigurisht nuk mund të ndodhte ndryshe.

Në një përplasje mes kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për një ngjarje aq të rëndësishme, duhet të fitonte kryeministri Edi Rama. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu