Pas ribashkimit me Donaldin, Bora Zemani merr surprizën e bukur

Bora Zemani ka marrë së fundmi një surprizë të këndshme nga fansat e saj. Disa fansa kanë dërguar një parashutë pranë vendit të punës, ku shihej fotoja e moderatores krah vëllezërve Veshaj. Përveç kësaj, moderatorja e njohur ka marrë një buqetë të madhe me lule si dhe çokollata.

Kjo surprizë vjen pak ditë pasi moderatorja foli publikisht për rikthimin me Donaldin. E ftuar në emisionin e tij, Bora tregoi sesi ndodhi ribashikimi i tyre dhe sigurisht që një rol të rëndësishëm ka pasur mikesha e saj, Semi Jaupaj. Aktori zbuloi se i kishte shkruar Semit që të flasë me Borën.

Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë shkruaji vet se më plase”, tha Donaldi duke treguar se çfarë i shkroi Borës. “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them.

I thoja “Më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo.”, shtoi aktori. Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, moderatorja u shpreh se nuk donte të futej brenda shtëpisë së famshme, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu