Pas SHBA-së edhe Gjermania presion Bullgarisë: Hiq veton për Shkupin dhe Tiranën

Nesër në Bruksel do të zhvillohet mbledhja e këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së, ku mes tjerash do të bisedohet edhe për zgjerimin. Ministri gjerman Michael Roth i kërkon Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë dhe rrjedhimisht do të zgjidhte ngërçin edhe për Shqipërinë.

“Në temën e zgjerimit të BE-së bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Në dritën e zgjedhjeve të mbajtura në Bullgari, tani është shumë me rëndësi që udhëheqësi bullgare të përmbushë obligimin evropian dhe të hapë rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Roth.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën ultimatum Bullgarisë që deri në fund të vitit duhet të zgjidhë çështjen e vetos që ka vendosur për negociatat e anëtarësimit për Shkupin, që penalizon edhe Tiranën (lexo ketu).

Në deklaratën e parë për mediat pasi dje u rizgjodh president, Rumen Radev konfirmoi edhe njëherë qëndrimin që nuk duhet të ketë asnjë lëshim ndaj Maqedonisë, gjë që penalizon edhe Tiranën për negociatat.

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit” tha ai. Por tashmë që në lojë është futur SHBA, gjërat nuk janë më njëlloj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu