Pas shumë haludimesh për zhdukjen e saj, Kate Middleton shfaqet në publik e shoqëruar nga princi William

Shume teori konspirative u përfolën gjatë ditëve të fundit për Princeshën e Uellsit Kate Middleton pas operacionit që ajo pati. Media britanike The Sun ka publikuar video dhe foto ekzlusive në të cilat Kate shfaqet e lumtur dhe e shëndetshme, teksa ecte krah bashkëshortit të saj.

Sipas The Sun, ka qenë një fundjavë e ngarkuar për Princeshën, pas lajmeve për fotografinë e edituar, që u publikua më 8 mars, në Ditën e Gruas e cila shkaktoi shqetësime mbi gjendjen e Kate.

Por mesa duket të gjitha këto ishin spekulime, pasi Kate duket në gjendje të mirë.

Pavarësisht se duket në formë dhe e shëndetshme, Princesha mbetet nën udhëzimet mjekësore për të lënë punën deri në muajin tjetër, shkruan The Sun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu