Pas shumë vitesh rihapet avokatura e shtetit në qytetin e Dibrës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të komisionit për emërime në mbledhjen e mbajtur më datë 09.01.2024, emëroi Avokat Shtetëror për rajonin e qytetit të Dibrës dhe Qendrës Zhupë në krye me juristin z.Hanil Bufi nga Dibra, me
përvojë pune 17 vjeçare, i punësuar si bashkëpuntor i lartë profesional pranë Gjykatës Themelore-Dibër, shkruan InfoShqip.

Theksojmë se “Institucioni Avokatura e Shtetit” në Strugë ishte kompetente edhe për lëndët e rajonit të qytetit tonë. Tani për herë të parë u hap edhe në qytetin e Dibrës në krye me emërimin e ri të Avokatit ku dibranët do i kryejnë detyrimet që i kanë tek ky institucion më lehtë dhe pa shumë mundime.

Jemi me shpresë se kompetencat e larguara nga ky qytet do të kthehen përsëri!

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se edhe dy institucione juridike të rëndësishme për rajonin tonë si Gjykata e Apelit në Gostivar u hap në vitin 2007 nga gjykatesi Eshtref Bufi si kryetar i parë i gjykatës, dhe tani për herë të parë në rajonin tonë formohet institucioni i Avokaturës Shtetërore pikërisht nga djali i tij, juristi Hanill Bufi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu