Spanja, Sllovenia dhe Irlanda i kanë kërkuar Bashkimit Evropian të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të marrëveshjes së asociimit me Izraelin, tha Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Abarres.
Propozimi u bë përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg .
Të tre vendet i dërguan një letër të përbashkët kreut të diplomacisë evropiane, Kaya Kalas, duke kërkuar një “rishikim urgjent të përgjigjes së Bashkimit Evropian” dhe marrjen e masave për shkak të situatës në Liban, si dhe një ligji të kohëve të fundit izraelit që parashikon dënimin me vdekje me varje për palestinezët e dënuar nga gjykatat ushtarake izraelite.










