Pas takimeve me amerikanët zbutet Vjosa Osmani: Lista Serbe duhet të përfshihet në Qeveri

Takimet në Ambasadën e SHBA’ë në Prishtinë me përfaqësuesit e presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, duket se kanë zbutur Vjosa Osmanin e LDK’së, transmeton Gazeta Metro.

Osmani tani po thotë se Lista Serbe është e rëndësishme të përfshihet në Qeverinë që po mendojnë ta ndërtojnë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje

Në Rubikon të KTV-së, megjithatë, ka thënë se do të jenë të rëndësishme votat e Listës Serbe.

“Bashkë me pakicën do arrijmë qeveri stabile me 2 të 3”, tha ajo.

“Ta zëmë ministrat jo doemos duhet të jenë të Listës serbe por duhet gjithsesi që të jetë vota e tyre”, tha ajo.

“Është me rëndësi të diskutojmë me të gjithë, pra përfshirë Listën Serbe. Nëse shumica në 10 ulëset e deputetëve serbë janë nga ata, duhet t’i kemi parasysh votat e tyre, kështu thotë Kushtetuta jonë”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu