Pas takimit me Lajçakun, Bislimi: Biseduam opsionet e konvertimit të targave ilegale serbe

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot në Bruksel zhvilloi takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku biseduan për procesin e dialogut.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, zëvendëskryeministri Bislimi gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë”, citohet të ketë thënë Bislimi.

Sipas komunikatës, Bislimi ka përsëritur interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Diskutuan gjithashtu dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale”, ka thënë Bislimi.

Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të sotëm me Bislimin, ka thënë se është nevojë urgjente gjetja e një zgjidhje për situatën aktuale në veri të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu