Pas takimit me Ramën dhe Taravarin, reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shqiptarët duhet të jenë krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.

Kurti ka zhvilluar një takim kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE-së mbajtur në Shkup.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i ekzekutivit ka zbuluar pjesë nga takimi që ka bërë bashkë me homologun e tij nga Shqipëria Edi Rama.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët. Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje”, shprehet Kurti në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri i Kosovës thekson se “sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu