Arabia Saudite do të jetë shteti i dytë në Lindjen e Mesme që do të blejë raketat e avancuara të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, përcjell Albeu.com.
Lajmi konfirmohet nga televizioni aran El Arabiya, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me vlerën e kontratës, numrin e sistemeve që do të transferohen apo datën e dorëzimit.
Më parë, me Rusinë kishte arritur marrëveshje Turqia për blerjen e raketave S-400 duke ngjallur mjaft reagime nga aleatët e NATO-s, të cilët kanë sistem tjetër të mbrojtjes anti-ajrore. /albeu.com/










