Pas zgjedhjeve Rama takon Ali Ahmetin në Shkup

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në Shkup do të takojë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i cili po qëndron në Shkup për të marrë pjesë në samitin e 100 bizneseve më të mëdha të Evropës juglindore

Mësohet se tema e bisedimit do të janë zgjedhjet lokale në Maqedoni, zbatimi i Deklaratës së Përbashkët të partive parlamentare shqiptare si dhe integrimi euroatlantik.

Partia e Ahmetit doli fituese në bllokun shqiptar më 15 tetor dhe prin gati se në të gjitha komunat shqiptare. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu