Pasi deklaroi se i ka dhënë fund miqësisë me të, Atdhe Xharavina bën komentin që nuk do t’i pëlqej Arjola Demirit

Atdhe Xharavina është rikthyer sërish në vëmendje me kunjat e tij në rrjetet sociale, të cilat kësaj here i drejtohen ish-mikeshës së tij të ngushtë, Arjola Demirit.

Ish-konkurrenti i Për’puthen ka publikuar në Instastory një foto krahas së cilës shkruan thjesht, “Alpha.” Megjithëse statusi i tij përbëhet vetëm nga një fjalë, kaq mjafton që mesazhi tij të shkojë aty ku duhet.

Ish-mikesha e tij Arjola Demiri e cilëson shpesh veten si “femër Alpha”, duke e ndarë këtë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Madje në një Instastory që ajo ka publikuar kohë më parë, ku i kundërpërgjigjej deklaratave të Fifit, zbuloi se “Alpha” tashmë është edhe tatuazh në trupin e saj.

Gjatë një interviste të dhënë, Atdheu deklaroi për herë të parë se miqësia mes tij dhe Arjolës është prishur, duke zbuluar edhe arsyet pse.

“Me Antonelën jemi shumë mirë. Me Arjolën është prishur miqësia, nuk e di çfarë ka ndodhur. Thjesht ka ngecur. Di që u futën persona të 3-të e 4-të në mes, persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë.”- tha ai teksa shtoi: “Do iki në Gjykatë, do ta padis“.

Me ironi ose jo, nuk e dimë.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu