Pasi larguan Aleancën nga qeveria LSDM dhe BDI fillojnë aksionin e punësimeve! Konkurs për 100 veta në drejtorinë e rrugëve

Me fillimin e vitit të ri ka nisur shpallja e konkurseve për realizimin e punësimeve të reja. Qeveria ka projektuar buxhet për punësime në disa drejtori por edhe institucione të tjera, duke mos qenë shifra të larta.

Bëhet e ditur se këto punësime kryesisht do të përfshijnë aktivistë partiak, që së fundi kanë qenë të pakënaqur nga LSDM lidhur me mosrealizimin ex punësimeve të reja, përveç kontratave menaxheriale nëpër disa dikastere ministrore, për aktivistë të shoqërisë civile dhe aktivistë të ish-lëvizjes qytetare “Revolucioni Laraman”. Një pjesë e tyre u përfshin si zëdhënësa, këshilltarë, ekspertë IT dhe shërbime tjera.

Por tani ka dalur konkursi i parë për aktivistët e niveleve të ulta. Bëhet fjalë për një konkurs nga Ndërmarrja publike për Rrugët e Maqedonisë, e cila ka shpallur konkurs për 93 të punësuar.

Konkursi do të zgjas deri më 9 maj. 74 vende janë paraparë për inkasantë në pikat e pagesës rrugore, ndërsa pjesa tjetër për punësim në
sektorin për kontroll të komunikacionit.

Këto punësime janë realizuar për shkak se një pjese të të punësuarve me kontrata, u kanë skaduar ato dhe se është shpallur konkurs edhe për shtimin e numrit. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu