Pasi Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman, edhe Mozzik zbulon në një romancë! Reperi: E dua

Jeta private e reperit të njohur Mozzik ka qenë shumë e komentuar, edhe pse ai është treguar i rezervuar për të folur që pas ndarjes nga ish-partnerja e tij, Loredana Zefi.

Ai është përfolur disa herë se ka nisur lidhje të reja, por vetë Mozzik nuk ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar rreth tij.

Por së fundmi ai ka thyer “rregullin” duke zbuluar statusin e tij në një postim në InstaStory. Teksa ka publikuar një foto të tij, reperi ka treguar që prej 11 muajsh ai është një lidhje dashurie.

“Në fakt unë nuk jam beqar që 11 muaj dhe e dua shumë atë”, ka shkruar Mozzik. Ndërkohë ish-partnerja e tij Loredana Zefi ka konfirmuar disa javë më parë se është në një lidhje dashurie me futbollistin gjerman Karim Adeyemi.

Atëherë kur përflitej për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës, reperja doli hapur me futbollistin 6 vite më të vogël. Në fotot e publikuara reperja duket shumë e lumtur krah njeriut të zemrës.

Reperi i njohur Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Nga lidhja disa vjeçare Loredana dhe Mozzik kanë edhe një vajzë, Hanën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu