Pasi u shërua, gruaja nga Japonia infektohet për herë të dytë me koronavirus

Një grua që punonte me guida turistike në Japoni ka rezultuar pozitive me koronavirus për herë të dytë.

Numri i rasteve të konfirmuara në Japoni është rritur në më shumë se 800, ku gati 700 prej tyre u raportuan në anijen “Diamond Princess” e karantinuar në Tokio në fillim të këtij muaji dhe kanë humbur jetën 7 persona deri më tani, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Gruaja 40-vjeçare, banore e Osakës, rezultoi pozitive pasi pati dhimbje të gjoksit dhe të fytit. Ajo fillimisht rezultoi pozitive në fund të muajit janar dhe u largua nga spitali më 1 shkurt pasi u shërua.

Udhëzimet e Ministrisë japoneze të shëndetësisë thonë se pacientët me koronavirus duhet të testohen dy herë para se të largohen nga spitali.

Gruaja kishte kontakte me turistë nga Wuhan ndërsa punonte me guidën turistike që organizonte turne të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu