Lëkundjet e forta të tërmetit pasditen e sotme që shkundën të gjithë vendin dhe jo vetëm, kanë pasur pasojat e veta.
Një masiv shkëmbor është shkëputur në zonën e Valbonës në Tropojë duke goditur një automjet.
Nga raportimet e para, thuhet se masivi shkëmbor u shkëput nga lëkundjet e tërmetit. Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë-Bajram Curri, ku katër shtetas kosovarë u goditën nga masivi shkëmbor teksa udhëtonin me një mjet Land Rover.
Burime paraprake bëjnë me dije se mjeti u godit në pjesën e bagazhit dhe bëri 3-4 rrotullime. Por për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u transportuarn menëjherë në spital ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore. /Lajmifundit.al/










