Pasojat e tërmetit shkatërrues gjatë vijës kufitare Turqi-Iran, pamjet e filmuara me dron tregojnë gjithçka (VIDEO)

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi të dielën Turqinë, ku në mesin e viktimave janë tre fëmijë.

Bëhet fjalë për një tërmet me fuqi prej 5.8 magnitudë që goditi përgjatë kufirit me Iranin kanë njoftuar autoritetet në Ankara, derisa në Iran janë raportuar se të paktën 25 persona janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Suleyman Soilu, ka deklaruar se shumë qytetarë që kanë ngecur të ngujuar nën rrënojat e shtëpive.

Ndërkaq zëdhënësi i ekipeve emergjente në Iran, Modztaba Haledi, ka thënë se 7 persona janë hospitalizuar dhe se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

E sipas të dhënat të Institutit Gjeologjik të SHBA-ve, epiqendra e tërmetit ka qenë jo larg qytetit iranian Habashe Olia, dhjetëra kilometra jo larg kufirit me Turqinë.

Ndërkaq një tërmet tjetër sot ka goditur Turqinë por më fuqi më të vogël shkatërruese, e pasojat e tërmetit të djeshëm janë filmuar nga ajri me dron, ku shfaqen shtëpitë e shkatërruara dhe qytetarët që barten me barela nga ekipet emergjente pas plagëve që i kanë marrë nga dridhjet e fuqishme.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu