Pasuesi i Edin Dzeko, Roma hedh sytë dhe e gjen në Premier League

Edin Dzeko dhe Roma pritet të ndajnë rrugët në verë dhe drejtuesit e klubit italian kanë nisur kërkimet për një tjetër sulmues që të garantojë gola. Nga Anglia ka edhe një kandidat për të marrë vendin e boshnjakut.

Football London shkruan se Roma po interesohet për Alexandre Lacazette. Sulmuesi francez është nën kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2022, por ua ka shprehur “Topccinjve” dëshirën për t’u larguar pas 4 vitesh e gjysmë.

Roma nuk është e vetme në garë për shërbimet e Lacazzete, pasi edhe Monaco e Atletico Madrid janë të interesuara për transferimin e sulmuesit. Arsenali ende nuk i ka vendosur një çmim francezit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu