“Patriota e tradhëtar”, vazhdon seriali i përplasjeve LSDM – VMRO

Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë vazhduar serinë e përplasjeve midis tyre lidhur me propozimin e ashtuquajtur francez që i hapi rrugë vendit për nisjen e negociatave me BE-në.

Derisa partia në pushtet këtë e ka quajtur arritje historike për të ardhmen e vendit, VMRO-DPMNE opozitare vazhdon të drejtoj akuza për tradhëti të interesave nacionale.

Tradhëtari Kovaçevski po ruan kolltukun. Nëse LSDM ishte e bindur se marrëveshja dhe protokolli që kanë nënshkruar është shumë i mire, atëherë pse e kishin problem të dilnin në referendum. LSDM e di se marrëveshja është e keqe dhe në dëm të gjuhës maqedonase, identitetit dhe historisë, andaj i ikën mbajtjes së një referendumi”, theksoi sot VMRO-DPMNE përmes një reagimi. Sipas kësaj partie, LSDM ka frikë nga populli që është bashkuar kundër bullgarizimit.

Por, sot ka reaguar menjëherë edhe LSDM duke e akuzuar liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për bashkëpunim me qarqe proruse dhe kundër BE-së.

Hristijan Mickoski vërtetoi bashkëpunimin e thellë me Dimitar Apasievin e Levicës, të cilët tashmë jan të vetmuar në koalicionin anti BE-së. Ai gënjeu popullin me teza për bullgarizim, asimilim. Për dallim nga Mickoski që di të flas bullgarisht, dhe deputetët e tij po e degradojnë gjuhën maqedonase, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka siguruar formulim të qartë të gjuhës maqedonase në BE, pa fusnota dhe pa asgjë”, thuhet në reagimin e LSDM.

Sipas kësaj partie, Mickoski po luan patriotin e rrejshëm dhe se ai tashmë ka ngelur i vetmuar në këto plane destruktive, pasi që është konfiktuar me të gjitha partitë e tjera opozitare.

Paralajmërimet e tij për referendum janë tentim dëshpërues që të mbaj kolltukun në pallatin e bardhë”, thekson LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu