Turqia do të vazhdojë të angazhohet në një marrëveshje për të eksportuar grurë nga Ukraina përmes porteve të Detit të Zi, pavarësisht hezitimit të Rusisë mbi marrëveshjen. Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, transmeton InfoShqip.
Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri aktivitetet në lidhje me marrëveshjen për të arritur qëllimin humanitar, megjithëse Rusia po tregon hezitim sepse nuk ka të njëjtat përfitime nga marrëveshja.
Turqia po bën përpjekje për të pasur drithë nga Ukraina në vendet ku kërcënimi i urisë është evident, tha Erdogan, duke deklaruar se që nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes së drithit më 1 gusht, 9.3 milionë tonë produkte bujqësore janë eksportuar nga Ukraina. e cila ka ndikuar në uljen e krizës botërore të furnizimit me ushqime.
Ekipet zyrtare nga Turqia dhe OKB-ja rifilluan sot inspektimet e anijeve sipas një marrëveshjeje për transportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshje gjatë fundjavës.
Rusia ka njoftuar se po pezullon pjesëmarrjen në zbatimin e marrëveshjes së grurit të arritur në korrik të këtij viti me Ukrainën, me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë, për një periudhë të pacaktuar, sepse nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve civile pas sulmit ndaj Rusisë te flotes se Detit të Zi në Sevastopol./InfoShqip.com










