Pavarësisht kundërshtimit të NATO-s, Erdogani nuk heq dorë nga blerja e sistemit “S-400” nga Rusia

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga marrëveshja për blerje të sistemit raketor “S-400” nga Rusia, vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Ankaraja që ta shqyrtojnë ofertën e tyre për blerjen e sistemit “Raythen Co Patriot”.
Turqia ka përsëritur vazhdimisht se është e përkushtuar për blerjen e sistemit “S-400” nga Rusia, pavarësisht paralajmërimit të NATO-s se ky sistem nuk mund të integrohet në sistemin e aleancës për mbrojtje ajrore.

Zyrtarët amerikanë e kishin caktuar një afat joformal për Ankaranë që të përgjigjet për ofertën për blerje të sistemit “Raytheon Co Patriot”, i cili kushton 3.5 miliardë dollarë. Ata kanë thënë se veprimi i Turqisë mund të ndikojë në ndërprerjen e shitjes së aeroplanëve ushtarakë amerikanë për këtë shtet dhe vendosjen e mundshme të sanksioneve.

Megjithatë, pas kthimit nga vizita në Rusi, ku u mbajt një samit për Sirinë, Erdogan tha para gazetarëve se Turqia nuk do të tërhiqet nga blerja e sistemit rus. “Ne kemi bërë marrëveshje me Rusinë dhe kthimi prapa nuk vjen parasysh. Kjo punë është e kryer”, tha ai, shkruan “Reuters”, transmeton InfoShqip.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu