Pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së, Vuçiç nuk i ndahet Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekjet më kolosale ndonjëherë për ta shkëputur Serbinë nga Federata Ruse e drejt krahëve të Perëndimit, mirëpo Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk e ka ndërmjet të heq dorë nga konsultimet konstante me ambasadorin rus, Aleksandar Botsan Harçenko.

Në një postim në rrjetin e tij në Instagram, Vuçiç njoftoi se me ambasdorin rus Harçenko, patën bsedime rreth “situatës në Kosovë” dhe se Serbia do të vazhdojë në marrëdhëniet e saj me Rusinë.

“Veçanërisht e informova Shkëlqesin e Tij rreth situatës në Kosovë dhe qëndrimet e Serbisë. Serbia do të vazhdojë të mirëmbajë marrëdhënie korrewkte me Federatën Ruse”, shkroi Aleksandar Vuçiç.

Kujtojmë se kohëve të fundit, ambasadori rus ka rritur paraqitjet e tij nëpër media serbe ku vazhdimisht ka inkurajuar Serbinë të mos e pranojë plan-propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Harçenko në një numër paraqitjesh këtë propozim të BE’së e ka quajtur “njohje të Kosovës” të cilin Serbia nuk duhet ta pranojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu