Pazaret për formimin e qeverisë në Maqedoni! (VIDEO)

Pazaret për formimin e qeverisë në Maqedoni, a do të kushtëzohen me mandatar shqiptar?

Ish kryetar i Gjykatës kushtetuese, Trendafil Ivanovski, thotë se pavarësisht se kryeministri i ri a mund të jetë shqiptar ose jo si rezultat i pazareve partiake, e rëndësishme është që ai të votohet në Kuvend nga shumica e deputetëve, ose të paktën 61 mandatarët që do të përbëjnë qeverinë e re. Ai shpjegon që sipas Kushtetutës, dhe duke u bazuar në rezultatet e këtyre zgjedhjeve, nëse as VMRO-DPMNE e as LSDM nuk arrijnë të formojnë qeveri, atëherë do të ketë zgjedhje të reja, për shkak se as BDI si shansi i tretë nuk do të ketë mundësinë të bëj të njëjtën, shkruan TV21.TV

Kurse ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini është i mendimit se kryeministër shqiptar në këtë moment nuk mund të ketë.

Por për analistin politik Xhelil Bajrami një kandidat shqiptar i propozuar si mandatar për formimin e Qeverisë do të ishte zgjidhja më e pranueshme në një periudhë kur kemi acarim të skenës politike në bllokun maqedonas.

“Me një kryeministër shqiptar do të ishim përballë dy fenomeneve. Fenomeni i parë do të ishte që lufta politike mes llojit maqedonas do të ishte edhe më e butë, dhe në të kundërtën shqiptarët do të ndiheshin si në shtetin e tyre si një element shumë i rëndësishëm”, tha Xhelil Bajrami, Ish Ministër.

Gjatë kësaj jave, media ruse dhe serbe kanë shkruar se në Maqedoni po kërkohet një kryeministër shqiptar. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik , kandidati për kryeministër synohet të instalohet me ndikimin e CIA-s amerikan, dhe përmes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu