Pas akuzave të shumta të lëshuara nga kryeministri Edi Rama në drejtim të opozitës gjatë Asamblesë së sotme të PS-së, ka reaguar nënkryetari i PD-së Edi Paloka.
“Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri”, tha deputeti, duke shtuar se paratë e drogës janë në xhepat e të dyve.
Ja çfarë shkruan Edi Paloka:
Mbasi harxhoi gjithë javën duke share dhe sulmuar politikanët gjermane, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanët shqiptarë si ekstremistë që mund të shpërthejnë, Edi Rama e mbylli javën duke sulmuar sot për dy orë opozitën.
Kur të gjithë prisnin që me kthimin nga Gjermania, Rama të hapte rrugë e të lejonte arrestimin e Saimir Tahirit për t’i hapur kështu rrugën Shqipërisë për në Europë, ai bëri të kundërtën.
Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri.
Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thënë dhe me gojën e Tahirit:
Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit, por edhe në ata te Ramës.
Cfare tha Rama per opoziten sot ne Asamblene e Partise Socialiste
“S’kemi opozitë. Ajo që kemi është një kërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën shumë më të vështirë. Një opozitë që nuk të sfidon në inteleket por fizikisht është një hata e madhe sa i takon nevojës që ka cdo qeveri në botë të jetë e sfiduar në intelekt. Një opozitë që nuk shkon në parlament si në një kuvend por tapet mundje është një hata e madhe.
Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen, dhe program të vetin sharjen është një opozitë e frikshme për fuqinë tonë për tu motivuar dhe për të bërë më të mirën. Sfida kryesore që ne kemi është të jemi në lartësinë e duhur sa i takon motivimit dhe aftësisë për të lexuar siduhet realitetin e njerëzve dhe fuqisë për të bërë maksimumin tonë të mundshëm”.










