Partia Demokratike vijon me akuzat për kryeministrin Edi Rama, pas dështimit për hapjen e negociatave për në Bashkimin Europian.
Nëpërmjet një reagimi, PD e cilëson Ramën si njeriun kryesor që duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e negociatave.
PD ka publikuar një video ku citon shkrimet dhe titujt e mediave on-line shqiptare dhe atyre të huaja, të cilat kanë raportuar mbi refuzimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Rama dështoi, Rama ik”, shkruan PD.










