PDSH bëhet gati për në qeveri?

Partia Demokratike Shqiptare, e cila pritet të jetë partneri i tretë në koalicionin qeverisës LSDM-BDI është duke përgatitur listën me kuadrot e saj që do të bëhen pjesë e Qeverisë, me largimin e Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës.

Mësohet se PDSH ka mbledhur kryesinë e partisë për të përcaktuar kuadrot e saj që do të hyjnë në Qeveri, duke zëvendësuar ato të Aleancës për Shqiptarët.

Këto ndryshime priten pas situatave të krijuara dhe aleancave mes partive shqiptare për në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Marrëveshja më e fundit mes Aleancës së Shqiptarëve dhe Lëvizjes Besa për të formuar koalicion për raundin e dytë zgjedhor vuri në pikëpyetje pozicionin e Aleancës së Shqiptarëve në Qeveri.

Veprim ky që u pasua edhe me lajmin për vendimin e marrë mes LSDM – BDI për të përjashtuar këtë parti nga koalicioni qeverisës. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu