PDSH mund të zhduket nga skena politike?!

PDSH-ja shënoi një humbje të madhe gjatë zgjedhjeve e fundit të 11 dhjetorit, pasi arriti të sigurojë vetëm dy deputetë.

Pas zgjedhjeve, lideri i kësaj partie dha dorëheqjen, premtim të bërë edhe gjatë fushatës, por kuvendi partiak e refuzoi dorëheqjen e tij.

Pedagogu Mersel Bilalli, gjatë një deklarate për “Zhurnal”, ka thënë se kjo parti tani është në zhdukje.

“Unë mendoj se ajo parti është parti në perëndim, kishte shanse të bëjë reformat më herët nuk i bëri, pati mundësi dhe tani kur dha dorëheqje por përsëri u kthye, dhe mendoj se do të eliminohet krejtësisht nga skena politike.

Së paku dy herë ata dhanë dorëheqje fiktive, mandej kthehen për reklamë kështu që të gjitha këto lexohen para njerëzve dhe çojnë mesazh negativ.

Nuk jam optimist se ata do të jenë çfarë do faktori bile mund edhe të zhduken nga skena politike”, është shprehur Bilalli. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu