Pendarovski: Diagnoza për Maqedoninë është shqetësuese

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thekson se diagnoza e problemeve të Maqedonisë është shqetësuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Diagnoza për problemet e Maqedonisë është shqetësuese. Për shkak të efekteve ekonomike, shëndetësore dhe krizës energjetike, të rinjët po largohen masivisht, qytetarët janë pasiv dhe apolitik dhe mosbesimi në institucionet kronike”, tha presidenti Stevo Pendarovski, i cili për shkak të këtyre problemeve, inicioi zhvillimin e kornizës për zhvillimin e vendit deri në vitin 2030.

Bëhet fjalë për dokument në terren, në përpunimin e së cilës kanë marrë pjesë 60 organizata dhe individë nga shoqëria akademike, oda ekonomike, qytetarë dhe shoqëria mediatike.

Nga zbatimi i kësaj kornize zhvillimore, e cila përmban 4 prioritete dhe 166 rekomandime, thotë ai, varet nëse vendi do të ketë shanse reale për një të ardhme më të mirë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu