Pendarovski: Edhe fëmija më i ri në vend e di se çfarë duhet të bëhet që të anëtarësohemi në BE

Presidenti Stevo Pendarovski sot tha se nuk ka nevojë që ambasadorët të tregojnë se çfarë duhet të bëhet që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së.

Pendarovski tha se zyrtarët e kanë të qartë se çfarë duhet të bëhet, ndërsa theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk përbëjnë rrezik për vendin.

17 vjet kemi qenë vend kandidat për anëtarësim. Përfundimisht hapëm negociatat, mendoj se edhe fëmija më i ri në vend e di se çfarë duhet të bëjmë që të bëhemi anëtare e BE-së, kuptohet se detyrimi kryesor është i yni, që tani jemi në pozitë dhe marrim vendimi, mendoj se agjendën e kemi të qartë dhe detyrimet i kemi të qarta dhe nuk duhet ta zgjatim në këtë kuptim”, tha mes tjerash Pendarovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu