Pendarovski: Edhe nëse anulohen zgjedhjet, nuk është fundi i botës

Edhe nëse anulohen zgjedhjet për një muaj ose dy ajo nuk do të jetë dështim për botën, tha në konferencën e sotme për shtyp presidenti Stevo Pendarovski, duke shtuar se vendimi eventual për anulimin e zgjedhjeve duhet të sillet me konsensus nga të gjitha palët politike, përcjell Gazeta Express.

Sipas tij, mund të zbatohet fushatë në rrjetet sociale, por, siç tha, ekzistojnë kategori të qytetarëve të cilët nuk kanë qasje në rrjetet sociale. “Sipas të gjitha rekomandimeve të OSBE-së dhe organizatave tjera, qytetarët duhet të jenë mirë, tërësisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse të informuar që të sjellin vendim në ditën e zgjedhjeve. Unë kam rezervë për ditën e zgjedhjeve. Në zgjedhjet tona parlamentare mesatarisht votojnë një milion njerëz në 3.000 vendvotime, me pesë anëtarë në borde. Një ditë më parë zbatohet operacioni gjigant për dorëzim të materialit dhe në fund materiali dorëzohet te komisionet zgjedhore kur kalkulohen rezultatet”, tha Pendarovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu