Pendarovski kundër ndryshimit të kufijve dhe mbron “Mini Shengenin”, tregon formulën e paqes për Ballkanin

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski përsëriti sot, në fjalimin e tij të parë vjetor para ligjvënësve në Kuvendin Maqedonisë, se ai është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ai vlerësoi se ndryshe, Ballkani “me siguri do të kthehej në fillim të viteve 1990, të provokonte tensione dhe, me shumë mundësi, konflikte të reja”.

“Ndërsa koha në Ballkan fatkeqësisht është më e ngadaltë se kudo tjetër në botë, disa qendra të fuqisë botërore kanë diskutuar rregullimet e reja të kufijve në Ballkan, madje edhe shkëmbimin e njerëzve dhe territoreve,” tha ai.

“Pozicioni im që nga fillimi ishte, dhe mbetet, se një ndryshim i ri në kufijtë e Ballkanit me siguri do të na rikthente në fillim të viteve 1990 dhe të provokonte tensione, me shumë mundësi konflikte.”

Presidenti i Maqedonisë Veriore tha se ai kishte shprehur qëndrimin e tij për Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës, si dhe për të gjithë shtetarët e huaj që ai takoi.

“Zgjidhja për statusin ndërkombëtar të Kosovës duhet të kontribuojë dhe forcojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale,” tha Pendarovski.

Ai shpjegoi se mendonte se “bashkësia ndërkombëtare, si kontrolluesi i gjithë procesit, duhet të ketë një njohuri më të mirë për specifikat historike të Ballkanit dhe të dijë se siguria e të gjitha vendeve në Ballkan është e ndërthurur”.

“Unë nuk mund të shoh logjikën në zgjidhjen e një problemi ndërsa hapen disa të tjerë në të njëjtin rajon,” vuri në dukje ai.

Për vendet e vogla, siç është Maqedonia Veriore, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duhet të jenë një përparësi e politikës së jashtme, tha ai, duke thënë se ai kishte vizituar Shqipërinë dhe Serbinë dhe do të vizitonte tre vendet e tjera fqinje.

Duke folur për nismat rajonale (mini-Schegnein) ai tha se në asnjë rast nuk duhet të kuptohet si një zëvendësim i integrimit evropian, por vetëm si një instrument për integrim më të shpejtë në Evropë.

“Që i ashtuquajturi ‘mini-Schengen’ të jetë efektiv, ai duhet të përfshijë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm tre,” tha ai, duke shtuar se i njëjti pozicion vlen për nismën e fundit, të quajtur “Ballkan Benelux”, i cili ka “një logjikë të ndryshme për vendet lidhëse “.

Ai theksoi se ishte i bindur se në shekullin XXI Ballkani nuk kishte nevojë për ideologji shtetërore nga shekujt XIX dhe XX, d.m.th. “disa Jugosllavi e reja” ose “Aleancat Ballkanike për t’u kundërshtuar”.

“Nëse vërtet duam një jetë më të mirë, atëherë duhet të bashkohemi në modelin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore: të kujtojmë të kaluarën, por ta lëmë atë në arkiva dhe të flasim për të ardhmen”. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu