Pendarovski: Ne nuk e kemi parë propozimin francez

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Michel tha se deri më tani në vend nuk ka arritur asnjë propozim francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen.

Në të njëjtën kohë, Pendarovski shtoi se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet në skenën politike në Bullgari, sepse, siç tha ai, është çështje e brendshme e Sofjes.

Ne në Shkup, këtu, nuk kemi parë një propozim francez. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë dhe për ato bisedime jeni njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam ndërmend të komentoj se çfarë po ndodh në Sofje, është dinamika e brendshme politike e tyre. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë në kuadër të dialogut që kemi pasur me muaj të tërë”, tha Pendarovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu