Pengesat për hapjen e negociatave, Charles Michel takon liderët e Maqedonisë dhe Bullgarisë

Vetoja e Bullgarisë mbajti peng hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE, për shkak të mosmarrveshjes mes dy vendeve.

Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel është takuar me kryeministrin e Maqedonisë dhe presidentin Bullgarisë, me qëllim arritjen e një kompromisi.

“Dialogu është çelësi i stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Diskutuam me presindentin e Bullgarisë, Roumen Radev dhe Zoran Zaev, kryeministrin e Maqedonisë, presindetin e KE Ursula Von der Leyen dhe ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Janez Jansa mbi rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të çështjeve të mbetura të habura bilaterale, për ti hapur rrugë nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE,” shkruan Michel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu