Pentagoni ende pa vendim për ndërtimin e murit

Ushtruesi i detyrës si sekretar i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Patrick Shanahan, mbrëmë deklaroi se Pentagoni ende nuk ka marrë qëndrim konkret mbi çështjen e ndërtimit të murit në kufirin amerikano-meksikan, e që është një nga planet më kundërthënëse të presidentit amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ende nuk kemi marrë kurrfarë vendimi. Konfirmuam hapat se si do të marrim vendimin konkret mbi këtë çështje”, u tha Shanahan gazetarëve.

Ai tha se analistët ushtarakë kanë përpiluar një raport inicial dhe se Pentagoni do të debatojë mbi atë sot.

“Respektojmë ligjin, ndjekim procedurat dhe nuk shkelim rregullat”, tha Shanahan.

Ndërtimi i murit në kufirin meksikan është projekt të cilin presidenti amerikan Trump e paralajmëroi që gjatë fushatës parazgjedhore. Me këtë plan nuk pajtohen demokratët, për shkak të cilës erdhi deri te bllokimi i përkohshëm i administratës amerikane.

Të premten Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në SHBA për të siguruar ndërtimin e financimit të murit edhe pa aprovimin e Kongresit.

Kabineti i Trumpit përpiloi një plan me të cilin tetë miliardë dollarë do të riorientohen për ndërtimin e murit, prej tyre 6.1 miliardë dollarë nga llogaria që paraprakisht synohej për nevojat e Pentagonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu