Për herë të parë në histori: BE ka importuar më shumë gaz nga SHBA sesa nga Rusia

Sipas shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, eksportet e gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së në Evropë tejkaluan rrjedhat e tubacioneve ruse për herë të parë muajin e kaluar.

Furnizimi rus përbënte një të tretën e kërkesës për gaz të Evropës vitin e kaluar, por Kremlini ka frenuar flukset përmes gazsjellësit Nord Stream. Ndërkohë, Evropa i është drejtuar SHBA-së si një alternativë ndaj gazit rus pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Reduktimet e fundit të mëdha të Rusisë në rrjedhën e gazit natyror në BE do të thotë se ky është muaji i parë në histori në të cilin BE-ja ka importuar më shumë gaz nëpërmjet LNG-së (gaz i lëngshëm natyror) nga SHBA-ja sesa përmes tubacionit nga Rusia”, shkroi në Twitter të enjten drejtori ekzekutiv i IEA Fatih Birol.

Eksportet amerikane të LNG-së po rriten vazhdimisht edhe pasi një zjarr në terminalin e eksportit të Freeport me bazë në Teksas pësoi dëme nga një zjarr që mbylli objektin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu