Për herë të parë pas 11 vitesh, ndodh fenomeni i pazakontë në Sahara

Shkretëtira e Saharasë në Algjerinë jugperëndimore është mbuluar me dëborë për herë të parë pas 11 vitesh. Pas një thatësire dymujore në rajonin Bashar të Algjerisë, pranë kufirit me Marokun, temperaturat e ftohta që goditën këtë pjesë të Afrikës në mënyrë krejtësisht të papritur sollën borë.

Këtë herë banorët e zonës u veshën ngrohtësisht me pallto dhe shalle dhe u ngjitën në dunat e rërës të mbuluara me borë. Megjithatë, pas disa orësh bora filloi të shkrihej.

Disa, megjithatë, arritën të regjistrojnë me celularët e tyre këtë fenomen të pazakontë dimëror në shkretëtirë.

E famshme si “Porta e Shkretëtirës”, për shkak të vendndodhjes së saj buzë Saharasë, e strehuar në malet e Atlasit, e rrethuar nga kodra dhe duna të larta, u mbulua plotësisht nga dëbora. Sipas Shërbimit Meteorologjik Algjerian, dëbora pritet edhe në zona të tjera të shkretëtirës së vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu