Për herë të parë që nga viti 1992, ushtria e SHBA pritet të zbarkoj në rrugë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur ushtrinë në gatishmëri. Ushtarët nga Fort Bragg në Karolinën e Veriut dhe Fort Drum në New York janë urdhëruar që të jenë gati për t’u vendosur brenda katër orëve nëse lajmërohen ndërsa ushtarët në Fort Carson, në Kolorado dhe Fort Riley në Kansas u është thënë të jenë gati brenda 24 orësh.

Ushtria mund të dalë në rrugët e SHBA për herë të parë që prej vitit 1992, kur shpërthyen trazirat e famshme në Los Angeles që erdhën pas gjyqit të Rodney King.

Vendimi i Donald Trum vjen pasi revoltat në rrugë vazhduan në ditën e katërt. Epiqendra e tyre është Minneapolis, për tashmë protestat kanë përfshirë edhe qytetet e mëdha.

Një protestues 19-vjeçar u vra mbrëmjen e shkuar në Detroit. Policia tha se e vrau atë pas krismave mbi turmë.

Trazirat nisën pas arrestimit të një personi me ngjyrë. George Floyd humbi jetën pasi një polic i vendosi këmbën në qafë për disa minuta. “Nuk mund të marr frymë,” tha Floyd, para se të ndërronte jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu