Për legjendën e Realit, Messi është më i miri në historinë e futbollit (FOTO)

Ish-portieri legjendar i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, e ka quajtur Lionel Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit, një natë para ndarjes së çmimit për lojtarin më të mirë në botë të këtij viti, Topi i Artë.

Casillas, dikur bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon në Madrid, e shprehu mendimin e tij përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ku foli për takimin që Messi ia fitoi Barcelonës 1:0 kundër Atletico Madridit.

Goli i shkëlqyeshëm i Messit në minutën e 86-të ishte i mjaftueshëm për triumfin e Barçës të dielën në Wanda Metropolitano dhe për rikthimin në krye të La Ligës, duke e rrëzuar Real Madridin nga froni.

Derisa po fliste për atë sesi duhet bërë një ekip fitues në futboll, Casillas shkroi se nevojitet një portier madhështor dhe një “GOAT” (lojtari më i mirë i të gjitha kohëve) dhe se Barcelona i ka të dy me Marc-Andre ter Stegen dhe Messin.

“Formula për futboll: Portieri 🔝(top) & lojtari 🐐 (GOAT). Sot, Barça i mori të tri pikët në Wanda Metropolitano. Atletico luajti mirë por i mungoi qetësia dhe pasimi i duhur para golit. Blaugrana mbetet në krye të ligës. Atletico duhet të luftojë për zonën Champions”, shkroi Casillas në Twitter, duke lënë të kuptohet se ai mendon se Messi është më i miri i të gjitha kohëve.

Komentet e Casillas, të bëra mbrëmë, vijnë 24 orë para se fituesi i Topit të Artë 2019 të shpallet në Paris.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu