Për ndërtimin e saj janë dashur një shekull, u shkatërrua për vetëm dy orë, historia e katedrales 850 vjeçare

Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila sot është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.

Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1160, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë. Vetë kisha nga proporcione impozante, në veçanti në kohën kur ishte ndërtuar – ajo është e lartë 128 metra, e gjerë 48 kurse kullat e kambanave janë 69 metra të larta, transmeton Telegrafi.

Sikurse shumë kisha tjera në Evropë edhe Notre Dame ka pësuar ndryshime me kalimin e viteve, e dëmet e mëdha i ka “përjetuar” gjatë Revolucionit francez kur një numër i madh i pikturave religjioze dhe skulptura të shumta u shkatërruan.

E gjatë çlirimit të Parisit nga nazistët, katedralja kishte pësuar më pak dëme nga plumbat që kishin përfunduar në fasadën e saj. Megjithatë, gjatë gjithë historisë së saj, Notre Dame asnjëherë nuk kishte pësuar dëme kaq të mëdha siç ishte zjarri i sotëm që vazhdon të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit të Parisit. Kjo katedrale sipas ekspertëve është shkatërruar për vetëm dy orë.

Gjatë mesit të shekullit të 19-të, ishin kryer restaurime në këtë katedrale që kanë zgjatur 25 vite, kurse zyrtarët e saj kanë paralajmëruar që katedralja që e vizitojnë 12 milionë turistë në vit (më shumë sesa Kullën Eiffel), ka nevojë për renovime tjera.

Nënkryetari i qytetit të Parisit, Emmanuel Gregoar, ka deklaruar për BFMTV se ekipet speciale janë duke u munduar t’i shpëtojnë veprat artistike që gjenden brenda katedrales. Ky objekt është i vjetër hiq më pak se 850 vite dhe konsiderohet si simboli i Parisit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu