Për një vit, kostoja e jetesës në Maqedoni është rritur për 5.498 denarë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njofton se vetëm për një vit shporta e konsumit është rritur për 5,498 denarë, përcjell TV21.

Rritja nga qershori i vitit të kaluar në qershorin e këtij viti është për 16 për qind.

“Nga muaji në muaj, kostoja e jetesës për një familje katër anëtarësh rritet në mënyrë drastike ndërsa pagat nuk ndjekin të njëjtën rritje.

Të njëjtën gjë e tregon edhe përllogaritja e shportës minimale të sindikatës që LSM e llogarit çdo muaj”, thonë nga LSM duke shtuar se rritja më e madhe shportës sindikale është vërejtur tek produkette e ushqimit dhe pijes, ku ka rritje prej 21,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Shporta minimale sindikale për muajin qershor sipas LSM-së është 39.710,00 den, ndërsa nga janari 2022 (35.811,00 denarë) është rritur për 3.399,00 denarë, gjegjësisht 9,49%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu