Për shkak të motit në Shqipëri, bllokohet Rruga e Arbrit

Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë bllokim të Rrugës së Arbrit në Shqipëri. Policia Rrugore ka bërë me dije se drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet ‘bypass’ Qafë Muzinë, duhet të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Më tej, policia rrugore u ka bërë apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e mjetit dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar dhe subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj” thuhet në njoftim.

Prej disa ditësh, moti i keq ka mbërthyer edhe Shqipërinë, duke sjellë përmbytje në disa zona. Një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëroi shtim reshjesh, vërshime lumenjsh dhe rrëshqitje dherash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu