Për të katërtën herë dështon debati për Spitalin modular në Tetovë dhe aksidentin me autobus

Për të katërtën herë me radhë dështon seanca e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve, në të cilën duhej të debatohej për fatkeqësinë me zjarrin që shpërtheu në Spitalin modular të Tetovës dhe aksidentin me autobus në Bullgari.

Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, edhe kësaj radhe nuk erdhën në seancën e caktuar, me çka nuk u sigurua kuorum që të mbahet. Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe nga Aleanca për shqiptarët, tha se me këtë dëshmohet se pikërisht pushteti është ai që e bllokon punën e Kuvendit.

Me mosardhjen në këtë seancë dhe me bllokimin e kësaj seance, pushteti dëshiron që populli të jetë në letargji. Ne si Komision për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut kemi një rol shumë të rëndësishëm – të mos mbesim në gjumë, por të kërkojmë përgjegjësi. Ato familje kanë të drejtë morale dhe elementare të dinë çka ka ndodhur, të kërkojnë përgjegjësi dhe ta mësojnë të vërtetën“, tha Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.

Edhe nga OBRM-PDUKM-ja me akuzë për mosprezencën e pushtetit duke e pamundësuar debatin në lidhje me përgjegjësinë për këto raste. Sjellja e këtillë e shumicës parlamentare është skandaloze, vlerësoi Eli Panova nga kjo parti.

Punë të dyshimta dolën në opinionin publik në lidhje me marrjen e licencave, në lidhje me kalimin e kufijve, jo vetëm me këtë autobus por edhe me shumë autobusë të tjerë, megjithatë pamë se pushteti nuk ka ndërmarrë asgjë deri më sot. Kjo do të thotë se po e sheh përgjegjësinë e vet, janë të vetëdijshëm se ka dikush mes tyre që është fajtor, andaj nuk duan që opinioni publik ta dëgjojë të vërtetën”, tha Eli Popova, OBRM-PDUKM.

Fatkeqësisht përsëri jemi në situatë kur nuk mund të debatojmë për raste të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë goditën shumë familje tona, tha Fadil Zendeli nga Besa.

Besova se sot me pikat e rendit të ditës të këtij Komisioni anketues do të shqyrtojmë disa çështje që na e prekin thellë shpirtin tonë, familjet tona, por janë çështje që e prekin edhe punën e institucioneve tona”, pohoi Fadil Zendeli, BESA.

Pas 9 muajve nga zjarri në spitalin modular në Tetove ku jetën e humbën 14 persona, dhe 8 muaj nga aksidenti tragjik që ndodhi me autobusin e Besa Trans në Bullgari ku jetën e humbën 46 persona, Komisioni Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve ende nuk ka diskutuar për shkaqet dhe përgjegjësinë për këto raste, për shkak se shumica parlamentare nuk merr pjesë në seancat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu